Loading…

Mustafa dhe Hoti arsyetojnë buxhetin 2 miliardësh

  • 24/12/2016 | 21:02

Mustafa dhe Hoti arsyetojnë buxhetin 2 miliardësh

Deputet e Kuvendit të Kosovës, pas një seance të gjatë, me shumicë votash e miratuan të enjten, buxhetin e Kosovës, i cili po del të jetë më i madh se vitet e mëhershme.

Kreu i qeverisë tha se me rritjen e buxhetit, do të rriten edhe investimet dhe se me përmbylljen investimeve rrugore, do të krijohen kushte që këto mjete në të ardhmen të destinohet për shtetin ligjor dhe fuqizim të arsimit.

Sipas Mustafës, këtë vit me këtë buxhet do të fillojnë të krijojnë një bazament më të fortë të flukseve financiare për buxhetet e ardhshme.

“Orientimet buxhetore për këtë vit do të jenë në në fusha të rëndësishëme, si në bujqësi, gjithashtu do të jetë edhe për përfundimin e rrugës për në Shkup, si dhe dhe në autostradat për Pejë, Gjilan dhe në Podujevë. Rregullime të tjera  cilat do të lehtësonin qarkullimin e njerëzve dhe të mallarave të cilat do ta bëjnë Kosovën vend më atraktiv për investime dhe tregti”, shtoi Mustafa.

Edhe  Ministri Avdullah Hoti, gjatë këtij takimi ka theksuar se ky buxhet është plotësisht i qëndrueshëm.

Për të arritur në përfundime për buxhetin e vitit 2017, ministri Hoti ka thënë se kanë diskutuar që nga muaji prill deri në tetor të këtij viti, me të gjitha institucionet buxhetore .

Gjithashtu, buxheti i këtij viti është diskutuar edhe me shoqërinë civile në një tryezë të veçantë.

“Ky buxhet siguron rritje ekonomike  së paku për 4%, me potenciale shumë më të mëdha”, ka thënë Hoti.

 

Ndryshe, buxheti për vitin 2017 u miratua në Kuvend në orët e vonshme të së enjtes./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë