Kryeministri Isa Mustafa iu ka thënë deputetëve se për pagat e tyre vendosin vetë.
“Sa i përket pagës së deputetëve, ju vendosni vetë për pagat e juaj, nuk vendos Qeveria dhe as kryeministri për pagat e deputetëve”.
Këto komente Mustafa i ka bërë pasi rreth kësaj çështje u pyet nga deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli.
Paga e deputetit me të gjitha mëditjet brenda muajit arrin deri në 1500 euro dhe kjo sipas Topallit është 400% më e lartë sesa rroga mesatare në Kosovë.