Loading…

Mustafa deklarohet për akuzat e Kurtit: Me ia kthy krejt, do ta ulja nivelin tim e të LDK’së

  • 01/04/2020 | 12:30

Mustafa deklarohet për akuzat e Kurtit: Me ia kthy krejt, do ta ulja nivelin tim e të LDK’së

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit të mbajtur me të parin e shtetit, Hashim Thaçi në Presidencë, në një konferencë për media ka refuzuar të komentojë akuzat që dikur lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ia kishte bërë për shkelje kushtetuese, duke e quajtur superkriminel, transmeton Gazeta Metro.


Madje Mustafa tha se nëse edhe ai lëshohet me akuza dhe vlerësime të tilla ndaj Kurtit tani, i cili shkeli Kushtetutën duke kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, do ta ulte nivelin e tij dhe të partisë të cilën e drejton.

“Tash me nis me i’a kthy unë zotit Kurti krejt çka ka thanë ai për mu, do ta ulesha krejtësisht nivelin edhe timin edhe të subjektit që unë përfaqësoj. Në fakt ajo që është dhënë më përpara për asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk është dhënë se shkelje e Kushtetutës, por vetëm se nuk është krejt ajo në harmoni, në disa pjesë, me frymën kushtetuese, sepse nuk është cekur asnjë nen i Kushtetutës që është shkelje, do të thotë nuk ka pas shkelje, por devijim nga fryma siç e ka konstatuar Gjykata Kushtetuese, tani kemi një aktgjykim që e thotë në mënyrë të drejtpërdrejt që janë shkelur nenet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës që kanë të bëjnë me të drejtat dhe liritë e njeriut. Nëse janë shkelur të drejtat e njeriut ajo nënkupton se është shkelje e rëndë e Kushtetutës. Unë tani nuk po  cilësoj se a është dikush kriminel, a superkriminel a ma pak kriminel, por gjithnjë i kemi bërë vërejtje ditën që qeveria ka pru atë vendim, duke thënë se qeveria nuk ka të drejtë ta sjellë atë venim,por duhet ta sjellin deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa para gazetarëve.

Kujtojmë se sot Presidenti Thaçi ka pritur në takim Kurtin, me të cilin zgjati pak minuta, duke vazhduar me Mustafën e më pas edhe me liderin e PDK’së, Kadri Veselin, të cilëve u ka bërë ftesë për të diskutuar rreth krijimit të qeverisë së re. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë