Loading…

Mustafa beson se Haradinaj e Veseli po i ndihmojnë Thaçit për ‘ndarjen e Kosovës’

  • 29/11/2018 | 13:27

Mustafa beson se Haradinaj e Veseli po i ndihmojnë Thaçit për ‘ndarjen e Kosovës’

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i shqetësuar me qasjen, sipas tij, të papërgjegjshme të institucioneve karrshi veriut të vendit.

Mustafa në një formë ka thënë se kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli po i ndihmojnë presidentit Thaçi për projektin e ‘ndarjes së veriut të Kosovës’, shkruan gazetametro.net.

“Institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit. Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës”, ka shkruar sot Mustafa.

Ndërkohë, për të konfirmuar edhe më tej se ai beson që Thaçit po i ndihmojnë krerët e institucioneve tjera, Mustafa ka potencuar se ‘po shihet qartë se Presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve’.

Tutje i pari i LDK’së deklaroi se është e papranueshme që për efekte të fushatës të rrezikohet integriteti territorial i vendit. Për një qasje të tillë, sipas Mustafës, institucionet duhet të japin dorëheqje.

“Është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit. Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, ishte vetë Haradinaj që dje me një editorial të botuar në prestigjiozen amerikane ‘Ëashington Post’, deklaroi qartazi se Kosova nuk mund të ndahet. Gjithashtu, në disa deklarata, Kadri Veseli ka potencuar se veriu është pjesa më vitale e Kosovës, dhe si e tillë ajo i takon vendit./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë