Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes llogarisë së tij në Facebook ka uruar fotografin Armend Nimani dhe e ka përgëzuar për talentin përkundër që fotoja paraqet ngjarje të pakëndshme për vendin tonë.
Fotografia e Nimanit është përzgjedhur në mesin e 100 fotografive më të më mira të 2016’ës në Revistën Time.
“Kjo fotografi nga Kosova është përzgjedhur në mesin e 100 fotografive më të mira të vitit 2016, nga Revista Time. Edhe pse fotografia paraqet ngjarjet e pakëndshme që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, e përgëzoj fotografin e talentuar, Armend Nimani, për suksesin e arritur përmes kësaj fotografie.”, ka thënë Kryeministri.
Mustafa tuje ka folur për potencialin e madh dhe kreativitetin që sipas tij ka Kosova.
“Përkundër episodeve të izoluara, Kosova ka potencial të madh kreativiteti, vitaliteti dhe talentesh, të cilët nganjëherë me forma artistike po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes”, tha ai.
Në fund ai ka uruar Nimanin dhe komunitetin e fotografëve dhe artistëve pamor të Kosovës./gazetametro.net