Loading…

Musliu, Qeverisë: Ndalni eksperimentet me arsimin dhe presionin ndaj mësimdhënësve

  • 03/06/2021 | 12:39

Musliu, Qeverisë: Ndalni eksperimentet me arsimin dhe presionin ndaj mësimdhënësve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet lidhur me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, tha se ky organizim ka dështuar në të gjitha nivelet , sepse tri qeveritë Kurti 1, Hoti dhe Kurti 2, që nga fillimi i pandemisë, kanë pasur qasje improvizuese dhe pa plan.


Musliu tha se përkundër faktit që mësimdhënësit në Kosovë po kërkojnë nga institucionet shëndetësore që të futen në listën me prioritet e të vaksinohen kundër COVID-19, qeveria po tallet me ta.

“Në vend që të bashkëpunojë ngushtë me SBASHK-un, me këshillat e prindërve dhe me mësimdhënësit, qeveria aktuale po bënë presion mbi SBASHK- un duke tentuar ta vendosë kontrollin mbi ta, e nga ana tjetër në këshillin e prindërve të Kosovës për kryetar kemi një militant partiak i cili tërë ditën rri duke bërë propagandë për VV-në në rrjete sociale, në vend që të merret me problemet e shkaktuar nga pandemia.”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së duke thënë se duhet të ndalen eksperimentet me arsimin kritikoi qeverinë për presion psiqik dhe ndaj mësimdhënësve me futjen në provime vlerësuese, në vend që t’iu ofrojë trajtime të duhura për menaxhim të stresit gjatë kësaj periudhe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë