Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu i ka kërkuar kryeministrit Isa Mustafa, që ta shkarkojë zëvendësin e tij Branimir Stojanoviç.
Ajo, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, e ka quajtur Stojanoviçin inferior dhe i cili punon në dëmë të interesave të Kosovës.
Lexoni shkrimin e saj të plotë që ka publikuar në Facebook.
“KRYEMINISTER REFLEKTO! Ky Zevendeskryeminister paguhet nga taksapaguesit e Kosoves dhe nuk guxon te punoj ne deme te interesave dhe shtetit te tyre. Kryeminister shkarko Zevendeskryeministrin Branimir Stojanoviq! Sjellja inferiore ndaj keti veprimi eshte sjellje inferiore ndaj Kosoves. Kosoves nuk i duhen perfaqesues qe sillen me inferioritet kur perdhosen vlerat e saj. #shkarko #zevendeskryeministrin #BranimirStojanoviq”./gazetametro.net