Loading…

Musliu ia përmend Vitisë kërkesën e para 5 muajve: As dorëheqja më nuk të kryen punë

  • 03/09/2021 | 11:55

Musliu ia përmend Vitisë kërkesën e para 5 muajve: As dorëheqja më nuk të kryen punë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka rikujtuar kërkesën qe ajo ia bëri para disa muajve ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ku kërkonte dorëheqjen e tij për shkak të mosvaksinimit të qytetarëve, shkruan Gazeta Metro.

Ganimete Musliu pas 5 muajve ka vazhduar përsëri me kërkesën e njëjtë, por që thotë se tani as dorëheqja nuk i kryen punë ministrit Vitia.

“Kjo ishte kërkesa ime para 5 muajve për Arben Vitin, tani është tepër vonë, as dorëheqja s’kryen punë!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve me virusin korona dhe numri i viktimave është rritur dhe lidhur me këtë gishti është drejtuar kah ministri Vitia, i cili po akuzohet për keq-menaxhim të situatës.

Më poshtë keni postimin e plotë të saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë