Deputetja nga radhët e PDK’së Ganimete Musliu, tha se Vetëvendosje është duke keqpërdorur diasporën në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
‘’ Po e keqpërdorin diasporën në këtë foltore, prandaj ju mos këkroni që shpëtimin ta gjeni tek diaspora. Shikoni në sy dhe gënjeni. Kjo është një praktikë e keqe e vjedhur nga serbët’’, tha Musliu.
Ndër të tjera Musliu përmendi edhe këshilltarin e Kurtit, i cili ishte japonez për nga prejardhja.
‘’I doli rend një kinezi të bëhet këshillar i Albin Kurtit. Spati vend që Kurti ta gjejë një djalë të mirë e të mencur shqiptar’’, shtoi Musliu./gazetametro.net