Loading…

Murtezaj në Budapest për koordinim të bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Hungari

  • 10/03/2017 | 18:46

Murtezaj në Budapest për koordinim të bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Hungari

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës,Valon Murtezaj po qëndron për vizitë zyrtare në Budapest, në cilësinë e bashkëkryesuesit të Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Hungari.


Murtezaj ka takuar Sekretarin e Shtetit për Diplomaci Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, Levente Magyar me të cilin janë shqyrtuar përgatitjet për mbledhjen e parë të Komisionin ndërshtetëror për bashkëpunim ekonomik si dhe për organizimin e Forumit Ekonomik Kosovë-Hungari, i planifikuar të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm në Prishtinë.

Gjatë vizitës zyrtare në këtë shtet, zëvendësministri Murtezaj është takuar edhe me Sekretarin e Shtetit për Diplomaci Shkencore dhe Kulturore të Hungarisë, ambasadorin István Íjgyártó. Në këtë takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë dhe mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e arsimit.

Në kuadër të vizitës shtetërore në Hungari, zëvendësministri Murtezaj do të ketë takime edhe me autoritetet lokale të qytetit kulturor të Pecsit, i shpallur kryeqytet i kulturës në Evropë për vitin 2010.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë