Loading…

Murtezaj: LDK gjithmonë është konstruktive për ngjarje të mëdha

  • 08/05/2017 | 08:44

Murtezaj: LDK gjithmonë është konstruktive për ngjarje të mëdha

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka thënë se temat e mëdha, që pritet të trajtohen në ditët e ardhshme, do ta kenë gjithmonë kontributin konstruktiv të Lidhjes Demokratike të Kosovës si çdoherë.


“Temat e mëdha, që pritet të trajtohen në ditët e ardhshme, do ta kenë gjithmonë kontributin konstruktiv të Lidhjes Demokratike të Kosovës si çdoherë. Kjo nuk është e lehtë, por është e duhura në këto momente jo të lehta për Kosovën”, ka thënë Valon Murtezaj.

Ai ka thënë se “Lidhja Demokatike e Kosovës është partia e vetme që kujdeset për shtetasin e Kosovës”, është shprehur Murtezaj në një intervistë për gazetën ‘Zëri’.

Murtezaj ka thënë se Kosova po kalon nëpër momente jo të lehta dhe për këtë duhet të mobilizim i të gjithëve.

“Kjo nuk është e lehtë, por është e duhura në këto momente jo të lehta për Kosovën. Prandaj duhet një mobilizim i të gjithëve, i partive, i qytetarëve, i liderëve, i shoqërisë civile për të kontribuuar që jeta cilësore e qytetarëve të jetë objektiva madhore”, ka thënë Murtezaj

Ndërkohë, ai ka thënë se Projektligji për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi do të aprovohet në mbledhjen e Qeverisë dhe pastaj do të procedohet sipas rregullave në Kuvend për miratim.

“Me miratimin e ligjit në Kuvend hapet rruga për lëvizjen e lirë pa viza. Ky është kriteri i vetëm i mbetur. Kosova ka nevojë për t’i bërë ndërkombëtarisht të njohur kufijtë e saj”, ka shtuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë