Loading…

Muriqi: Unë dhe gjithë Kosova zemrën e kemi me ju

  • 08/10/2020 | 11:39

Muriqi: Unë dhe gjithë Kosova zemrën e kemi me ju

Sulmuesi, Vedat Muriqi i ka dhënë përkrahje të madhe ekipit dhe bashkë lojtarëve të tij të Kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut. Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshjen që konsiderohet më e rëndësishmja në hisotikun e saj sot në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së ‘Play-Off’ në Ligën e Kombeve, transmeton Gazeta Metro.


Dardanët kanë udhëtuar të mërkurën drejt Shkupit për përballjen e madhe sot me përfaqësuesen fqinje në stadiumin ‘Tose Proeski’ me fillim nga ora 20:45 për një vend në një finale për kosovarët në Ligën e Kombeve.

Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes ka shumë mungesa për këtë përballje, pasi mungojnë yje si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Amir Rrahmani, Besar Halimi, Idriz Voca, Bernard Berisha dhe Samir Ujkani.

Megjithatë, të gjithë lojtarët e lartcekur janë me mendje të Kosova dhe bashkë lojtarët e tyre.

I tillë është edhe sulmuesi prizrenas i Lazios, Muriqi, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’iu dhënë përkrahje bashkë lojtarëve dhe ekipit.

“Suksese djem. Unë dhe gjithë Kosova zemrën e kemi me ju!”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në Instagram.

Ndryshe, Muriqi nuk ka arritur të rikuperohet me kohë nga një lëndim që e la për gjashtë javë jashtë fushave, ndërsa për dy javë ishte i izoluar shkaku i infektimit me koronavirus.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë