Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, e ka mbyllur një tjetër ndeshje pa shënuar gol për Fenerbahçen.
Muriqi luajti nga minuta e 64-t për Fenerbahçen që luajti pa gola në udhëtim ndaj Gaziantepit të hënën mbrëma, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Turqisë.
Muriqi në fushë u aktivizua në vend të sulmuesit të Belgjikës, Romelu Lukaku. Por ai nuk pati rast serioz për gol ndaj Gaziantepit.
Ai në minutën e 84-t u ndëshkua me karton të verdhë. Sulmuesi nga Prizreni nuk shënoi as në ndeshjen e kaluar ndaj Beshiktashit.
Muriqi mbetet me dy golat e shënuar për Fenerin kundër Konyasporit dhe Samsunsporit.