Loading…

Muriqi i gatshëm kundër Valencias, sot luhen këto ndeshje në La Liga

  • 26/02/2022 | 11:02

Muriqi i gatshëm kundër Valencias, sot luhen këto ndeshje në La Liga

Në La Liga sot zhvillohen katër ndeshjet e xhiros së 26’të në katër orare të ndryshme, vëmendja më e madhe për ne kosovarët do të jetë në ndeshje Mallorca-Valencia, pasi pritet të jetë startues sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, transmeton Gazeta Metro.


Me fillim nga ora 14:00 Mallorca në shtëpi pret Valencian, e rëndësishme është për kosovarët të shohim në fushë gjigantin, Vedat Muriqi, i cili në katër ndeshjet e para me ekipin e tij të ri ka realizuar dy gola dhe ka asistuar një herë.

Në ora 18:30 sot zbret në fushë edhe skuadra e Real Madrid ku i duhet të përballet si mysafir i Rayo Vallecanos. ‘Madrilenët’ gjenden në vendin e parë në renditje me 57 pikë të grumbulluara gjashtë më shumë se ndjekësi i parë, Sevilla.

Ndeshjet e sotme mbyllen me sfidën e cila do të luhet në ora 21:00 mes Atletico Madrid dhe Celta Vigo. ‘Los Kolçoneros’ këtë edicion nuk kanë treguar paraqitje të lakmueshme si kampion në fuqi që janë, ata këtë sezon janë duke luftuar për një vend që dërgon në Uefa Champions League, duke u renditur në vendin e pestë me pikë të barabarta me Barcelonën e cila është një pozitë më lartë.

Ndeshje tjetër që do luhet sot është edhe Getafe-Deportivo Alaves në ora 16:15. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë