Loading…

Muriqi gjigant: Përfundon top golashënues në Ligën C të Nations League

  • 27/09/2022 | 23:03

Muriqi gjigant: Përfundon top golashënues në Ligën C të Nations League

Vedat Muriqi me të vërtetë ka pasur një vit të mirë në karrierën e tij. Përpos performancave vendimtare për Mallorcan, sulmuesi nga Prizreni ka qenë lojtari kryesor edhe i Kosovës në rrugëtimin e saj në Nations League, shkruan Gazeta Metro.


Megjithëse Kosova zhgënjeu sidomos me humbjen në Belfast kundër Irlandës së Veriut, Muriqi e ka treguar veten në një tjetër nivel në krahasim me shumicën e lojtarëve të Kombëtares sonë.

Vedat Muriqi zyrtarisht përfundoi si top golashënues i Ligës C të Nations League, me gjithsej 5 gola të shënuar. Pozitën e parë për golashënues ai e ndan me talentin e Napolit, gjeorgjianin Khvicha Kvaratskhelia.

Muriqi përpos golave ka qenë vendimtar edhe me asistimet e tij, veçanërisht sonte me dy sosh.

Kosova shënoi gjithsej 11 gola në këtë grup, pothuajse gjysma nga numri 18 i Kombëtares./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë