Vedat Muriqi pritet të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, duke u larguar nga Mallorca pas disa sezoneve në La Liga. Sulmuesi kosovar është afër një rikthimi në futbollin turk.
Sipas gazetarit italian Nicolo Schira, Muriqi ka arritur marrëveshje personale me Fenerbahçen për një kontratë afatgjatë që do të zgjasë deri në vitin 2029.
Aktualisht, klubet janë në negociata për detajet përfundimtare të transferimit, ndërsa Mallorca po shqyrton ofertën e ardhur nga gjiganti i Stambollit.
🚨 Excl. – Vedat #Muriqi has agreed personal terms for a contract until 2029 with #Fenerbahçe and is getting closer to return to #Fener, which are in talks with #RealMallorca to reach a deal. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) May 29, 2026