Loading…

Muri u ndërtua nga kompania e lidhur me strukturat paralele

  • 17/12/2016 | 18:48

Muri u ndërtua nga kompania e lidhur me strukturat paralele

Muri në veri të Mitrovicës është ndërtuar me para të buxhetit të Kosovës, dhe nga një kompani për të cilën Agjencia Kundër Korrupsionit, vitin e kaluar kishte rekomanduar që të mos i jepeshin tenderë, shkaku se të gjithë veprimtarinë biznesore e kishte në projekte të financuar nga strukturat paralele dhe pa kontribuar asnjë cent në buxhetin e Kosovës.


Bëhet fjalë për kompaninë PTP “RAD” nga Zveçani, e cila murin që ndan Mitrovicën, e ka ndërtuar me paratë e qytetarëve të Kosovës, përmes buxhetit të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Gazetametro.net, ka siguruar një dokument, ku Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë, vitin e kaluar kishte rekomanduar që kompanisë PTP “RAD” nga Zveçani të mos i jepeshin tenderë nga buxheti i Kosovës, me arsyetimin se ajo asnjëherë nuk kishte kontribuar në këtë buxhet.

Ky rekomandim kishte ardhur pas një ankese që e kishte paraqitur në AKK një operator ekonomik, rreth një tenderi rreth 100 mijë euro për asfaltimin e një rruge në veri të Kosovës.

AKK konstatonte se operatori ekonomik PTP “RAD” për këtë tender kishte prezantuar një listë me 24 kontrata të realizuara me komunat paralele të Serbisë në Kosovë, të cilat operojnë ilegalisht në Republikën e Kosovës.

Sipas AKK-së, Komuna e Zveçanit si autoritet kontraktues është dashur t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mos pranuar referenca të tilla meqë projekti i asfaltimit të rrugës do të realizohet nga buxheti i Kosovës, ndërsa për punët që operatori ekonomik PTP “RAD” ka realizuar më herët me struktura të tilla nuk ka dhënë kontribut në buxhetin e shtetit nga i cili financohet komuna.

Përveç kësaj, gazetametro.net, përmes një artikulli të botuar më herët, kishte gjetur se kjo kompani me seli në Zveçan, kishte drejtor të përgjithshëm, një person i cili është i afërt me Marko Djuric’in dhe Beogradin zyrtar, përmes direktivave të të cilëve kryehen të gjitha punët ndërtimore në veri. /gazetametro.net

1

 

11

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë