Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar murin në veri të Mitrovicës si ‘vepër e ndyrë e strukturave paralele serbe dhe e Beogradit’, por gjithashtu ka thënë se muri po shfrytëzohet për krekosje politike nga disa, siç shkroi ai, ‘këndesa’.
Ai, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, aludoi në përdorimin e murit për përfitime politike nga rivalët e tij. Mustafa gjithashtu potencoi se muri do të trajtohet nga ligjet në fuqi të Kosovës.
“Gjelat nuk e rrënojnë murin, ata këndojnë mbi mur. Murin e trajton dhe e rrënon ligji”, shkroi Mustafa. /gazetametro.net.