Pas debatit të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për murin në veri, serbët kanë filluar të bëjnë veprime konkrete për të treguar se nuk kanë ndëmend të heqin dorë nga ai.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe pse e kishin politizuar dhe debatin, ata gjatë diskutimit kishin kërkuar heqjen e murit.
Mirëpo, serbët sot vazhduan punën e ndërprerë disa ditë më parë, atë të prerjes së murit. Por për dallim nga hera e parë kur murin e prenin 50 centimetra, sot vazhduan me prerje prej vetëm 5 centimetrash.
Ndryshe, serbët para disa ditësh kishin prerë lartësinë e murit për vetëm 3-4 metra, por në krahun tjetër të murit sot bënin prerjen e tij për vetëm 5 cm.
Më herët, javë më parë Gazeta Metro, pati raportuar se Kompania PTP “RAD” nga Zveçani e ka ndërtuar murin në Veri, dhe atë me paratë e qytetarëve të Kosovës, përkatësisht me buxhetin publik të komunës së Mitrovicës së Veriut. Vlera e tenderit për murin dhe punët rreth tij në Mitrovicën e Veriut, kapin shumën prej 103 mijë euro./gazetametro.net