Loading…

Muri në Mitrovicë rezultat i dashurisë Rama-Vuçiç

  • 08/12/2016 | 19:49

Muri në Mitrovicë rezultat i dashurisë Rama-Vuçiç

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha komentoi për ndërtimin e murit në Mitrovicë duke e quajtur si rezultati i parë i dashurisë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij serb Aleksandar Vuçiç.

Berisha në profilin e tij në Facebook komentoi rreth kësaj çështje duke thënë se pas dështimit të mënyrave të tjera të Beogradit për të ndarë Mitrovicën, Beogradi ka vendosur që të përdor murin për të realizuar qëllimet e tij.

“Në përputhje me këtë projekt prej disa ditësh, ultranacionalistët serbë të Beogradit, në sy të autoriteteve të Kosovës, BE, OKB dhe të mbarë botës po lartësojnë murin ndarës së Mitrovicës së Veriut, de facto të dhunimit flagrant të integritetit territorial dhe sovrantitetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Ai Beogradin e quajti pushtues të Kosovës, pasi që me këtë akt Beogradi sillet si destabilizues i rajonit dhe varrmihës i marrëveshjeve të Brukselit.

Gjithashtu Berisha, shkroi se takimet e shpeshta mes Edi Ramës dhe Aleksander Vuçiçit duket se kanë gatuar pazare të pista.

Duke dënuar këtë vepër të Beogradit, Berisha i’u bënë thirrje të gjitha autoriteve kosovare dhe ndërkombëtare që të marrin masa për ndëshkimin e këtij akti.

“Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë veprim pushtues të Beogradit ndaj Kosovës, ju bëj thirrje autoriteteve dhe qytetarëve të Kosoves të përdorin të gjitha mjetet kushtetuese për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të dhunuar nga pushtuesit e djeshem serb të Republikës së Kosovës. Ju bej thirrje komunitetit ndërkombetar, SHBA, NATO-s, Bashkimit Europian, OKB të marrin të gjitha masat për ndëshkimin e këtij akti agresiv të Beogradit, që dhunon integritetin dhe sovranitetin e një vendi të pavarur dhe rrezikon në menyrën më serioze paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë! sb”,shkroi ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë