Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, ka thënë se muri në Mitrovicë është si pasojë e marrëveshjeve të fshehta të pushtetarëve.
“Muri po ndërtohet për shkak të marrëveshjeve të juaja të fshehta. Këtu ka peshë simbolika ndarëse e murit, jo gjerësia, as lartësia. Shkoni e hudhne atë mur e leni mashtrimet tuaja të zakonshme”, ka thënë Limaj.
Limaj, ka theksuar se ndarja e qytetit veçse po formalizohet ndërsa pushtetarët po iu thonë qytetarëve atje se duhet dëgjuar institucionet rreth realitetit të urës.
“Çfarë hipokrizie, muri po ndërtohet, ndarja e qytetit po thellohet dhe formalizohet”.
“Edhe atë që po e shofin para syve të tyre banorët në Mitrovicë dhe çdo qytetar i Kosovës, këta pushtetarët po u thonë banorëve atje dhe gjithë neve, mos shikoni çka po ndodh, por dëgjona neve se çfarë jemi duke thënë”, ka shkruar Limaj në Facebook./gazetametro.net