Loading…

Muri në Mitrovicë, ndarje e vendit

  • 15/12/2016 | 12:27

Muri në Mitrovicë, ndarje e vendit

Kryetari i Nismës për Kosovës Fatmir Limaj, po e quan murin e ndërtuar mbi lumin Ibër në Mitrovicë pasojë e një aventure të papërgjegjshme politike dhe pasojë e dialogut.

Si i ftuar i Lëvizjes FOL, Fatmir Limaj thotë se nga bisedimet që po zhvillohen mes Kosovës e Serbisë ka derivuar edhe marrëveshja e 13 prillit që është krejt kjo çka sot po ndodh në vend.

Me këtë mur Limaj thotë se edhe dialogu është rrënuar.

“Ky dialog ka sjellë Asociacionin, ka krijuar fusnotën, ndarjen e Doganave dhe tash kulmi i këtij dialogu është simbolika e murit. Muri e bënë thellimin e ndarjes së vendit tonë. Ky mur ka ardhur se po këto institucione na kanë shurdhuar se po hapet ura vitin e kaluar”, ka thënë Limaj në këtë bisedë me FOL./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë