Loading…

Muri është irritues dhe monstrum

  • 23/12/2016 | 18:36

Muri është irritues dhe monstrum

Deputeti i LDK’së, Sadri Ferati, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për murin në veri, ka theksuar muri është irritues dhe është një monstrum.

“Këto ditë është paraqitë një mur dhe është bërë një debat i madh, por gjithçka ishte irrituese me ndërtimin e murit. Jam i sigurt, se ky muri ka një mesazh dhe flet diçka. Neve përnjëherë na mbin një mur, ai është një monstrum kur shikohet nga jugu, dhe parqet politikat reale nga pjesa e atyre që e kanë ndërtuar. Për ta bërë më të frikshme, serbët kanë paraqitë këtë mur, pra për frikë. Muri është vetëm një produkt i vogël i asaj gjendje reale që bëhet në atë pjesë të veriut”, tha Ferati.

Ferati ka shtuar se nuk i kontribuojnë situatës me deklarata me eufori, prandaj, bëri thirrje për “të gjithë bashkë për një Kosovë të integruar me të drejta të barabarta edhe në veri të Mitrovicës”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë