Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në debatin që është duker u biseduar në kuvend, ka thënë se muri duhet të largohet sa më shpejt.
“Muri duhet të largohet sa më shpejt. Nëse nuk largohet brenda kohës së caktuar, ne do të veprojmë si institucione të Kosovës dhe do ta rrënojmë”, tha Veseli.
Veseli ka kërkuar që në rezolutën e AAK’së të shtohet edhe rifillimi i ndërtimit të shtëpive në veri.
“Kemi bashkëbiseduar me kryeministrin dhe me presidentin, nuk kemi dashur në asnjë moment ta politizojmë këtë çështje, për hir të popullzimit. Muri do të rrënohet dhe mirë është të rrënohet nga ata që e kanë ndërtuar”
Veseli ka theksuar se asnjë nga ne nuk e ka dashur këtë muri. Muri është jo vetëm i papranueshëm, por edhe turp”, ka thënë Veseli.
Përveç largimit të murit ilegal në veri të Mitrovicës, kryeparlamentari Veseli ka qenë kritik për mungesën totale të investimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës në veri, që nga viti 2013 e deri më sot./gazetametro.net