Loading…

Muri do të hiqet

  • 16/12/2016 | 23:53

Muri do të hiqet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur në “Interaktiv” të KTV-së ka folur rreth situatës së përgjithshme në Mitrovicë dhe për ndërtimit të murit nga ana e serbëve veriorë të këtij qyteti.

“Situata është pak e tendosur pas provokimit me murin në veri. Por në përgjithësi situata ka ndryshuar, prej 9863 incidenteve i kemi vetëm 7 dhe asnjëra me vepër penale. Është dashur të punohet shumë me BE-në dhe Qeverinë e Kosovës për këtë gjendje”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka thënë se nuk e ka pasur idenë se do të bëhet ai mur.

“Të betohem se nuk e kemi ditë fare për këtë. As nuk e kemi negociuar e as nuk e kemi dëgjuar. Projekti i BE-së nuk është prekur fare, ai është projekt krejt tjetër. Shtune diele kanë punuar dhe të hënën e kemi parë në mëngjes murin. I kam njoftuar të gjithë, Qeverinë, ambasadorët dhe BE-në. Ne duhet si qytetarë duhet të kemi durim, po merren institucionet më të larta të Kosovës për ta rrënuar atë, jam shumë i bindur se ai muri nuk do të jetë atje”, ka shtuar Bahtiri, që për më shumë se njëherë i ka lutur qytetarët e gjithë Kosovës të kenë durim.

Kur ka folur për kufirin mes dy Mitrovicave, për të cilin ka thënë se s’ka teori të ndryshojë pasi është i caktuar me planin e Ahtisaarit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë