Loading…

Murati: Të punojmë për ta çuar përpara amanetin e dëshmorëve

  • 19/02/2017 | 15:37

Murati: Të punojmë për ta çuar përpara amanetin e dëshmorëve

Ministri i Diasporës, Valon Murati thotë se shqiptarët në diasporë jo rrallëherë kanë kontribuar në çështje të ndryshme për Kosovën


Sipas tij, tani është koha që të punojmë për të çuar përpara amanetin e dëshmorëve, dhe për ta bërë Kosovën ashtu siç kemi dashur.

“Së bashku me ambasadoret Teuta Sahatqija dhe Besiana Kadare për nder të pavarësisë së Kosovës me të 17-in morëm pjesë në manifestimin e organizuar nga “Vatra” ndërsa me të 18-in në manifestimin e organizuar nga asamblisti Mark Gjonaj dhe 17 shoqata te shqiptaro-amerikanëve”, ka bërë të ditur Murati.

Ministri i Diasporës tha se në të gjitha këto takime e ka theksuar rëndësinë e diasporës shqiptare për çështjen shqiptare duke u nisur në ndihmën për pavarësinë e Shqipërisë e deri tek puna e palodhshme për të hapur rrugët e politikës amerikane për lirinë e Kosovës, për të ndihmuar financiarisht dhe politikisht si dhe në fund për të ardhur e luftuar për çlirim përmes Batalionit “Atlantiku” në radhët e UÇK-së duke dhëne tre dëshmore, vëllezërit Bytyqi.

“Gjithashtu i ftova, që bashkërisht të vazhdojmë të punojmë për ta çuar amanetin e dëshmoreve në vend dhe për ta bërë Kosovën ashtu siç e kemi menduar dhe dëshiruar te gjithë. Falënderova edhe popullin amerikan që qëndroi përkrah nesh në kohërat më të vështira”, u shpreh ministri Murati. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë