Loading…

Murati reagon për sulmin me vezë ndaj ambasadores Çitakut: U dëmtua imazhi i Kosovës

  • 18/05/2017 | 16:51

Murati reagon për sulmin me vezë ndaj ambasadores Çitakut: U dëmtua imazhi i Kosovës

Në reagimin e ministrit në detyrë, Valon Murati, thuhet se pavarësisht bindjeve politike, sulmuesja e ka gabuar si personin ashtu edhe vendin ku ka gjuajtur. Sipas  Muratit, aktet e tilla dëmtojmë imazhin e Kosovës.


Sulmi me vezë ndaj ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në prani të ambasadorit amerikan dhe ish-negociatorit Christofer Hill, ka shqetësuar Ministrinë e Diasporës në Kosovës. Në reagimin e ministrit në detyrë, Valon Murati, thuhet se pavarësisht bindjeve të secilit për tjetrin, sulmuesja e ka gabuar si personin ashtu edhe vendin ku ka gjuajtur me vezë. Po ashtu Murati thotë se aktet e tilla dëmtojmë imazhin e Kosovës në botë.

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, znj.Vlora Citaku, u sulmua me ve gjatë një ligjërate në Universitetin e Denverit, ku ndër të tjera ishte duke u diskutuar edhe për rritjen e influencës ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-së karshi Kosovës dhe rajonit në përgjithësi.

“Betejat e brendshme politike nuk duhet të barten në shtete të tjera dhe sulmet nuk duhet të bëhen në ato vende ku diskutohen tema të një rëndësie kaq të madhe e që përbëjnë kërcënim kaq real për ne”, konsideron Murati.

Mbi të gjitha, sipas tij, sulmohet një diplomate që nuk ka të bëj asgjë me zhvillimet në vend dhe në të njëjtën kohë, sipas Muratit, “është ndër përfaqësueset më të denja të Kosovës, si në raport me shtetin ku vepron ashtu edhe në raport me botën, në kuadër të KS të OKB-së”.

“Veprimet e tilla në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në përmirësimin e gjendjes brenda vendit tonë, por ndikojnë shumë në dëmtimin e imazhit të vendit tonë jashtë”, konsideron Murati, ministër në detyrë i Diasporës.

Ndryshe, sulmin me vezë e ka bërë një aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje që posedon edhe nënshtetësi amerikane. Ajo e ka quajtur kriminele ambasadoren kosovare në Uashington, duke e akuzuar se pushteti në Prishtinë që drejtohet nga partia e saj, janë fajtore për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes në burgun e Prizrenit, Astrit Dehari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë