Loading…

Murat Meha deklarohet i pafajshëm

  • 29/05/2017 | 15:15

Murat Meha deklarohet i pafajshëm

I pafajshëm është deklaruar kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.


Murat Meha, para gjykatës ka thënë se nuk e ndjen veten fajtor për aktakuzën e Prokurorisë Themelore.

“Ne vetëm kemi dashur zbatim të ligjshmërisë”, ka thënë Meha.

Të pafajshëm janë deklaruar edhe dy të akuzuarit tjerë, Ismet Kryeziu drejtor i Drejtoratit ligjor në Agjencinë Kadastrale dhe Nemanja Spasiq shef i Zyrës Kadastrale në Graçanicë.

Prokuroria i akuzon ata për rastin e pronësisë së “Marigona Residence”.

“Ata në bashkëkryerje, e kanë penguar të dëmtuarën “Marigona Residence” në ushtrimin e veprimtarisë së saj duke e vënë në pozitë të pabarabartë me ligjin e zbatueshëm, duke mos e lejuar që sipas ligjit të regjistrojë të drejtën e bartjes së pronësisë në regjistrin kadastral”, ka thënë prokurori Kujtim Munishi, shkruan Koha.net

Prokurori ka shtuar se Meha e Kryeziu, e kanë obliguar Nemanja Spasiq shef i Zyrës Kadastrale në Graçanicë që në pajtim me një mendim profesional të nxjerr në mënyrë të kundërligjshme, e që ia ka cenuar të dëmtuarës “Marigona Residence” barazinë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Kjo aktakuzë ishte ngritur vitin e kaluar por nuk ishte bërë publike nga Prokuroria.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë