Duke komentuar deklaratën e ambasadorit aktual amerikan në Serbi, Kyle Scot se Kosova për ShBA-të është e shtet i pavarur, Munter ka përkujtuar se gjatë mandatit të tij ShBA-të e kanë njohur Kosovën dhe se ky është qëndrim amerikan tash e dhjetë vjet
Ambasadori i dikurshëm i ShBA-ve në Beograd dhe kryetar i Institutit Lindje – Perëndim (East – West) Cameron Munter i ka deklaruar televizionit beogradas N1 se për Shtetet e Bashkuara të Amerikës veprimi më i mirë për Serbinë e Kosovën është njohja e ndërsjellë.
“Zgjidhja e cila është më e mira është që Kosova e pavarur dhe Serbia e pavarur të punojnë njëra me tjetrën, që të punojnë në drejtim të së ardhmes”, ka thënë ai, trasnmeton gazetametro.net.
Duke komentuar deklaratën e ambasadorit aktual amerikan në Serbi, Kyle Scot se Kosova për ShBA-të është e shtet i pavarur, Munter ka përkujtuar se gjatë mandatit të tij ShBA-të e kanë njohur Kosovën.
“Siç ka thënë ambasadori Scott, kjo s’është gjë e re. Ky është qëndrim i ShBA-ve ndaj një shteti të vërtetë, siç është edhe Serbia shtet i vërtetë. Ky është qëndrim i yni tash e dhjet vjet. Befasohem se kjo i habit serbët. Amerika gjithmonë ka konsideruar se ekziston e ardhmja për Kosovën e pavarur dhe për Serbinë e pavarur bashkë, në marrëdhënie bashkëpunimi dhe në rrugë drejtë Evropës, me ndihmën e miqve amerikanë. Ky gjithmonë ka qenë qëndrimi ynë dhe mendoj se mu këtë e ka thënë Kyle Scotti”, ka theksuar Munter.
Rreth mundësisë së tërheqjes së UNMIK-ut nga Kosova, Munter ka thënë se kjo është çështje për të cilën Amerika ka kohë që angazhohet.
Ai thotë se Serbia nuk do të duhej ta ketë frikë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Mendoj se është e mundur të ndërtohet besimi kudo që strukturat normale në të dy vendet nuk do të jenë shkak për frikë”, thotë Munter.
Munter ka përkujtur se qeveria amerikane ka inkurajuar bisedimet e Vucicit e Thaçit, si edhe se, nëse arrihet deri te marrëveshje e cila është e pranueshme për të dy palët, do të mbështesë zgjidhjen dhe do t’i nxisë të tjerët që ta mbështesin atë.
“Ajo që duhet të ndodhe është thellimi i marrëdhënieve ashtu që të ekzistojë besimi. Shpresoj që Vucic e Thaçi po angazhohen jo vetëm për çështjen e këmbimit të territoreve, por edhe se flasin për gjërat të cilat do të shtyjnë këtë proces përpara. Me këtë mendoj se ata meritojnë besimin tonë dhe duhet të thonë se si ta zgjidhim këtë problem. Shumë gjëra të vështira duhet të zgjidhen dhe mendoj se ata e dinë këtë”, ka thënë ai.
Sipas mendimit të tij, këmbimi i territoreve në baza etnike nuk është zgjidhje e duhur. Ai ka thënë edhe se nuk e njeh termin “përkufuizim”, të cilin e përdorin Thaçi e Vucic./gazetametro.net