Loading…

Munishi parashikon finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Llapit

  • 26/05/2022 | 09:11

Munishi parashikon finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Llapit

Trofeu i Kupës së Kosovës për edicionin garues 2021/22 do të diskutohet sot ndërmjet dy skuadrave shumë të forta të futbollit kosovar, Dritës dhe Llapit.


Të dy trajnerët, Nuhiu dhe Batatina janë shprehur optimistë para mediave në lidhje me këtë ndeshje duke thënë se ata janë përgatitur për të dhënë maksimumin në mënyrë që t’i gëzojnë tifozët e tyre me një trofe.

Në lidhje me këtë ndeshje, ka folur edhe trajneri i njohur Ismet Munishi. Ai për KosovaPress ka thënë se e sheh këtë ndeshje si një ballafaqim që do të ofrojë spektakël në fushë, ndërsa ka shtuar se secila prej skuadrave ka gjasa të njëra për ta fituar këtë trofe. Sipas tij, gjasat në këtë ballafaqim janë 50-50.

“Janë dy skuadra shumë të mira, dy skuadra që luajnë futboll të mirë edhe me të vërtetë gjasat janë 50-50. Do të shohim një atmosferë shumë të mirë në “Fadil Vokrri” dhe gjithsesi do të jetë një ndeshje e cila do ta promovojë futbollin e Kosovës sepse do të jetë një ndeshje e mirë si nga ana e atmosferës, kualitetit në fushë edhe të gjitha çfarë do të shohim në atë ndeshje. Presim një ndeshje shumë të fortë”, tha Munishi, për KosovaPress.

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Llapit zhvillohet sot duke filluar nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë