Një pastor nga Afrika e Jugut po qortohet e shahet keqas në rrjete sociale pasi kishte filmuar veten duke i propozuar për martesë një gruaje në varrimin e babait të saj, disa metra larg arkivolit të të ndjerit, transmeton Gazeta Metro.
Xhirimi i propozimit të mbi 278 mijë shikimeve në TikTok ku shumica e tyre janë kritika për shfrytëzimin e këtij rasti të rëndë për vete.
@m.mojela♬ original sound – M.Mojela
Sipas këtij pastori që po e udhëhiqte ceremoninë e shërbimit, i kishte kërkuar dorën gruas për ta shëruar zemrën e thyer.
Gruaja shihet duke vajtuar para se ai të ulej në gjunjë papritmas me mikrofonin në dorë dhe e shtron pyetjen. Të pikëlluarit e tjerë psherëtinë nga habia. Videoja përfundon me pastorin që i vë unazën në dorë gruas që në dukje e pranoi./gazetametro.net