Loading…

Mjekësi: Lidhen Rijeka dhe Prishtina

  • 03/11/2016 | 19:02

Mjekësi: Lidhen Rijeka dhe Prishtina

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK)  Curr Gjocaj, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Rijekës së Kroacisë. Në këtë takim, është diskutuar mundësia e fillimit të bashkëpunimit të dyanshëm, sidomos në përgatitjen dhe trajnimit profesionalë  të stafit.

Në këtë takim, drejtori Gjocaj, njoftoi Dr. Davor Štimac, drejtor i QKU në Rijekë, në lidhje me punën, sfidat, sukseset, por edhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet QKUK dhe tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, duke kërkuar nga ai që të ndihmohet sidomos në fushën e trajnimeve profesionale.

Kështu ka bërë të ditur zyra e drejtorit të përgjithshëm-SHSKUK, në një komunikatë për media për mundesinë e bashkpunimit ndërmjet SHSKUK-së dhe QKU- Rijekës së Kroacisë në një takim që kanë pasur në Prishtinë.

2takimi-me-qku-rijeke-kroaci

Drejtori Štimac, u shpreh i interesuar për nisjen e një bashkëpunimi konkret duke premtuar se eksperiencën e tyre do të ndajnë me kolegët e Kosovës.  Ai i dorëzoi drejtorit Gjocaj një botim informuar në lidhje me QKUK -Rijekës dhe shërbimet që ofrohen në të.

Të dy palët u pajtuan që pas identifikimit të nevojave të filloj bashkëpunimi konkret ndërmjet QKUK Kosovë dhe QKU të Rijekës së Kroacisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë