Loading…

‘Mundemi me përfundu pa President’, Deda për 6-shën e LDK’së: Po kontribuojnë në kaosin institucional

  • 03/09/2026 | 08:13

‘Mundemi me përfundu pa President’, Deda për 6-shën e LDK’së: Po kontribuojnë në kaosin institucional

Analisti politik Ilir Deda shprehu shqetësim për zhvillimet politike në vend, duke paralajmëruar pasoja të rënda institucionale në rast se deri më 4 tetor nuk arrihet zgjedhja e Presidentit të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Deda tha se aktualisht nuk sheh një rrugëdalje të qartë nga situata politike në të cilën ndodhet vendi.

“Nuk mendoj se ka zgjidhje në fund të tunelit. Fatkeqësisht, Kosova afatin e fundit për me zgjedh Presidentin e ka 4 tetorin. Nëse nuk ka President më 4 tetor, atëherë s’ka kryetar të shtetit”, deklaroi Deda.

Duke iu referuar dispozitave kushtetuese, ai tha se ushtruesi i detyrës së Presidentit mund ta mbajë këtë funksion vetëm për një periudhë të caktuar, çka sipas tij e shton rrezikun që institucionet e vendit të përballen me një situatë të pazakontë.

“Kushtetuta thotë që veç 6 muaj mundesh me qenë ushtrues detyre. Praktika është e tillë dhe ne, për shkak të shkurtpamësisë politike të 6-shes së LDK-së, mundemi me përfundu pa President, në kaos të plotë institucional”, tha ai.

Deda u ndal edhe te qëndrimi i gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke sqaruar se nuk i konsideron ata si shkaktarët e vetëm të situatës së krijuar. Megjithatë, ai vlerësoi se pozicioni i tyre po ndikon në zgjatjen e ngërçit institucional.

“Këta të gjashtë nuk janë përgjegjësit pse ne jemi në gjendje të tillë, por po kontribuojnë në kaosin institucional të Kosovës”, u shpreh Deda./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë