Loading…

‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas

  • 25/06/2022 | 12:10

‘Mund të pini ujë’: Dikush bën gjest human në Prishtinë, duke dhënë ujë falas

Me qenëse jemi në stinën e verës, ku edhe temperaturat e larta janë prezente, dikush në Prishtinë ka vendosur një bidon me ujë dhe aparatin përcjellës, ku qytetarët e shumtë mund të pinë ujë dhe të freskohen gjatë këtyre ditëve të ngrohta, shkruan Gazeta Metro.


Një veprim i tillë është mirëpritur nga qytetarët në rrjetet sociale.

Temperaturat e larta shkarkojnë dehidrim te njeriu, dhe konsumi i sa me shumë lëngjeve është më se i nevojshëm.

Dehidrimi është një gjendje e cila krijohet pasiqë trupi të ketë humbur më shumë ujë sesa që ka konsumuar. Ky çrregullim e prish balancin e nivelit të kripës dhe sheqerit në gjak, gjë që ndikon në funksionet tjera të trupit.

Dy të tretat e trupit të njeriut përbëhen nga uji ndërsa mungesa e ujit shkakton çrregullim total në trup dhe mund të ketë pasoja të rënda.

Qytetari që e ka vendosur bidonin në rrugë ka shkruar: “Mund të pini ujë. Faleminderit!”./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë