Loading…

Mund të kemi vendim të papritur nga gjykata franceze

  • 09/02/2017 | 22:23

Mund të kemi vendim të papritur nga gjykata franceze

Vëllai i liderit të AAK-së Ramush Haradianj, Daut Haradianj ka thënë se është faji i udhëheqësve të shtetit se nuk janë marr me pastrimin e listave të të akuzuarve nga Serbia.

“Askush nuk ka ndërhyrë për të pastruar listën e të akuzuarve nga Serbia, dhe është normale të priten arrestime të tjera”, tha ai.

Sipas tij, gjykata e cila është në një provincë të vogël në Francë tani e ka rastin në dorë dhe mund të merr vendime të mëdha që të bien në sy të Francës, por edhe vendeve tjera.

“Duhet të kemi parasysh se diçka tjetër është Parisi zyrtar, ndryshe është gjykata në periferi të Francës pasi e ka një rast unikal dhe mund të thotë se për këtë rast e kam fjalën unë”, tha ai në Click.

Përndryshe, sipas tij, drejtësia franceze nuk mundet me mohu drejtësinë e Hagës kur është pjesë e NATO-së. Deputeti Haradinaj thotë se në Hagë ishin edhe përfaqësuesit francez edhe në rastin e liderit të AAK-së.

“Për ne është e dhimbshme që po e marrin kohën, por ne prapë mundohemi të i ruajmë raportet e mira me Francën. Megjithatë, jemi te zhgënjyer sepse po bien preh e Beogradit. Shpresoj qe nuk ka dorë dikush nga Prishtina zyrtare sepse ka pas zëra që disa individ te caktume si target i tyre por shpresoj se kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë ai./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë