Loading…

Muja fshin postimin ku prezantoi teknologjin ‘ultramoderne’ për vaditjen e Lupqit

  • 04/06/2026 | 11:24

Muja fshin postimin ku prezantoi teknologjin ‘ultramoderne’ për vaditjen e Lupqit

Investimi i  ri i cili shumë shpejt mori jehonë të madhe që u përurua nga kryetari i Komunës së Podujevës,  Shpejtim Bulliqi dhe Armend Muja, ministri në detyrë i Bujqësisë, si duket nuk u nda i kënaqur shumë Muja, shkruan Gazet Metro.


Ani pse ishte vet ai që bëri postimin e përurimit, për sistemin e vaditjes me “rënie të lehtë”, ca fjalë miradie  që e gëzuan fortë Lupqin, Muja e largoi postimin nga llogaria e tij.

“Edhe një lajm i mirë për Lupqin e Podujevës! Së bashku me Kryetarin e Komunës së Podujevës, lëshuam në funksion sistemin e ujitjes përmes kanalit me rënie të lehtë, i cili do të mundësojë ujitjen e rreth 100 hektarëve tokë bujqësore. Me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe projektin e Komunës së Podujevës, po krijojmë kushte më të mira për fermerët llapjanë, duke ua lehtësuar punën dhe duke rritur kapacitetet prodhuese. Vazhdojmë me investime konkrete për bujqësinë dhe fermerët tanë”, ishin fjalët e shkruara nga vetë Muja i cili me t’u quar në mëngjes e fshiu krejt postimin.

Bulliqi e Muja e vaditin Lupqin, me teknologji ‘ultramoderne’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë