Loading…

Muhaxhiri: Taksa po e dëmton Kosovën, kërcënimet e Amerikës ndaj Haradinajt janë shumë të qarta

  • 28/02/2019 | 19:05

Muhaxhiri: Taksa po e dëmton Kosovën, kërcënimet e Amerikës ndaj Haradinajt janë shumë të qarta

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se vendi ndodhet në një situatë absurde dhe tejet dramatike.

“Absurde, sepse nuk është dashur në asnjë skenar të arrihet në këtë gjendje pasi Amerika është aleati ynë kryesor dhe pa të mbase nuk mund të ekzistojë shteti i Kosovës. Dramatike, sepse kërcënimet amerikane janë të qarta, të sakta dhe koncize, prandaj nuk ka asnjë hapësirë për ndonjë interpretim alternativ. Amerika po e kërcënon Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.

“Taksa po shndërrohet në ‘Fitore të Pirros’, sepse tash prej saj më shumë po kemi dëme sesa dobi”.

Muhaxhiri ka thënë në Info Magazine se Kryeministri Ramush Haradinaj është duke e zbehur situatën në të cilën ndodhet vendi.

“Kryeministri Haradinaj po e thjeshtëson shumë këtë situatë. Dialogu është proces kompleks ku ka shumë interesa globale që ngërthehen në të, prandaj nuk mund të thuhet kaq lehtë: ‘O taksën, o njohjen!’. Është qëndrim jodiplomatik. Amerika është aleati ynë kryesor që po e kërkon pezullimin me afatizime kohore – dhe ky do të ishte hap diplomatik. Këtë po e kërkojnë edhe aleatët tanë nga Europa”.

“Në ditët e ardhshme pritet që edhe Gjermania të dalë me një kërkesë zyrtare për heqjen e taksës”.

“Tash, taksa është duke e dëmtuar Kosovën”.

“Mendoj se asnjë politikan kosovar, ballkanas apo edhe europian nuk është aq i fuqishëm sa t’i rezistojë presionit të kombinuar amerikan dhe të shteteve të fuqishme europiane”.

“Haradinaj mund të tentojë ta bëjë të veten, por në një moment do t’i duhet të lëshojë pe, sepse presioni do të bëhet jashtëzakonisht i madh dhe kërcënimet do të fuqizohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit”.

“Në momentin kur një përfaqësues institucional kosovar nuk ka aleatë ndërkombëtarë, dobësohet edhe nga brenda”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë