Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se ish Kryeministri Ramush Haradinaj e ka ngritur kriterin e populizmit, ai shtoi se Kosova nuk mund të ketë një kryeministër vazhdueshëm pret vendimin e gjykatave.
“Kur të tjerët e panë se ai po përfiton vota tash po e ndjekin shembullin e tij edhe në mënyrë që ta largojnë frikën se do të humbin vota. Kurti përdor diskurs populist sikur dhe Vjosa Osmani. Kjo garë destruktive ka bërë që të largohet nga vëmendja sinqeriteti”, ka thënë Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.
Muhaxhiri në Analiza Zgjedhore, ka thënë se AAK’në nuk e sheh në garë për t’i fituar zgjedhjet.
“Haradinaj nuk është në garë. Pas ftesës së Gjykatës Speciale nuk mendoj që Kosova luksin që ta ketë një Kryeministër “Stand-by”.