Loading…

“Muhamed Ali” në Teatrin Kombëtar (Video)

  • Nga

  • 23/01/2017 | 17:00

“Muhamed Ali” në Teatrin Kombëtar (Video)

Shfaqja teatrale “Muhamed Ali” e dramturgut Naser Shatrolli, do të shfaqet këtë të premte në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë


“Muhamed Ali” vjen ketë të premte në Teatrin Kombëtar, në ora 19:00 për të gjithë adhuruesit e shfaqjeve teatrale. Në këtë shfaqje intepreton Ermal Sadiku; kompozitor Drinor Zymberi, skenografia Agron Blakqori, kostumografia Zake Prelvukaj dhe Rija Haliti, asistent Miriam Nixha.

“Nuk do e shijoja teatrin e tjetrit nëse nuk do e peshoja vetveten në ajrin teatror! I kam futur duart në miellin integral – regjisorial, me idenë – për të nxjerr së paku për shijen time një pjekuri kontemporane. Kulturën interaktive e kemi për(k)thyer në modul komunikimi, në pasqyrë dhome – dokumentari, përkatësisht, në ekran salloni – filmi, me të cilën, duam të thurim një tretman real për portofolin e mendësisë kohore. Nuk provokohem nga platforma dekorative të shfaqjeve me tavolina e karrige shkollore apo shtëpi me shtylla kartoni, sikundër, nuk do e përqafoja largësinë skenike gjersa ka terr ndërmjet skenës dhe publikut. Nuk më shijon drama me shumë lagështi, e cila e pengon në frymëmarrje aktorin, spektatorin.  “Muhamed Ali” në përmbajtje është një lugë e vetme absurdi, me të cilën do ta ushqej ëndrrën e vet me krah elefanti! Bicikleta është metafor e një aeroplani mendor, manual i shiritave të një kinemaje qyteti njëhërësh rrjet satelitor i urave ndërkombëtare Lindje – Perëndim, tha Shatrolli për Gazetën Metro

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë