Loading…

Muaji i dytë me Ligjin e ri të pagave: S’ka kompensim për punët shtesë për punëtorët e shëndetësisë

  • 31/03/2023 | 22:44

Muaji i dytë me Ligjin e ri të pagave: S’ka kompensim për punët shtesë për punëtorët e shëndetësisë

Infermierët, shërbimi teknik dhe shoferët marrin pagë më të vogël sesa me koeficientin e vjetër.


Punëtorët shëndetësorë vazhdojnë ta shprehin pakënaqësinë për pagat e ulëta pas miratimit të Ligjit të ri. Infermierët, shërbimi teknik, shoferët e ambulancës,  janë vetëm disa kategori nga ky sektor të cilët nuk marrin pagë për punët shtesë. Ata u kanë bërë thirrje institucioneve relevante për shqyrtim të kërkesave të tyre.

Mospagesa e shtesave për shujtat ditore, ndërrimin e natës, orët shtesë e festat, ka bërë që një kategori e sektorit të shëndetësisë të marrin pagë më të vogël.

Ani pse me koeficientin e ri për ta është paraparë që të marrin pagë për 80 euro më shumë, tani me largimin e pagesës së shtesave, marrin pagë më të ulët sesa me koeficientin e vjetër.

Për këtë, një punëtor ndihmës në QKUK thotë se nuk ndihet mirë me mospagesat e shtesave.

E ngjashëm me këtë problem po përballen edhe infermierët të cilët e quajnë diskriminim.

Fitim Havolli thotë se nëse nuk paguhen orët shtesë mund të bojkotojnë punën pasi nuk mund të punojnë jashtë asaj për të cilën nuk paguhen.

E lidhur me këtë çështje, nga sindikata e shëndetësisë në QKUK kanë thënë se nuk do të heshtin deri në realizim të kërkesave të tyre, shkruan K10.

Agron Kryeziu, nënkryetar i Sindikatës ka thënë se kërkesa për shtesat e kujdestarisë mund realizohet pasi SHSKUK është me pagesa vetanake për këtë çështje.

E nga SHSKUK nuk kanë kthyer përgjigje rreth kërkesën e tyre të punëtorëve shëndetësorë.

Ngjashëm kanë vepruar edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë