Ish-presidenti malazez Momir Bulatovic ka thënë në një intervistë për Blicin e Beogradit se atij dikur i ishin ofruar dy milionë dollarë për të spiunuar Milo Gjukanovicin, por ai nuk pranoi, transmeton gazetametro.net.
Duke iu përgjigjur një pyetje nëse atij i vjen keq që nuk i ktheu shpinën Sllobodan Milloshevicit, Bulatovic tha:
“Unë kam qenë dhe ende jam një ‘malazez i çmendur’. Kodi im moral nuk më lejon të ja kthej shpinën bashkëpunëtorëve. Ai më ofroi 2 milionë dollarë për të spiunuar Milo Gjukanovicin, por unë nuk pranova”, ka thënë Blatovic.
Duke komentuar faktin se me vetëm 32, ai u bë president i Malit të Zi, Bulatovic tha se “sot dikë me moshë të tillë nuk e çojnë në një kompani private, e lëre më të jetë president i vendit.”
Ai tha se nuk kishte asnjë keqardhje pse kishte punuar me Milo Gjukanovicin.
“Ai ishte djalë i ri i shkëlqyer. Unë nuk pendohem që e kam zgjedhur atë për bashkëpunëtor. Megjithatë, ai ishte ideal kur punonte si numër dy, por jo edhe tash kur vet i merr të gjitha vendimet”, ka thënë Bulatovic. /gazetametro.net