Loading…

MTI identifikoi pikat serbe të karburantit në veri (Dokument)

  • 16/12/2016 | 17:04

MTI identifikoi pikat serbe të karburantit në veri (Dokument)

Në veri të Kosovës janë duke u bërë gati tri pika karburanti të (NIS) ‘Naftna Industrija Serbije’, kompani ruse që operon në Serbi. Kjo kompani po shtrihet në veri pa pëlqimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.


Këtë e ka konstatuar edhe vet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pas inspektimit në terren.

Siç shkruhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Metro, MTI-ja gjatë inspektimit në atë pjesë të Kosovës ka hasur në disa pika ilegale biznesore. Sipas dokumentit, MTI-ja i ka konsideruar si në kundërshtim më legjislacionin veprimtarinë e tri pikave të NIS petrol.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë si institucion kompetent për licencimin e të gjitha pikave shitëse të karburanteve në Republikën e Kosovës nuk ka pranuar kërkesë për t’u pajisur me licencë për të operuar në këtë fushë veprimtari nga këto pika të karburanteve. Lidhur me këtë, MTI konstaton se operimi i këtyre pikave të shitjes së karburanteve pa u pajisur me licence e cila lëshohet nga MTI, është në kundërshtim të plotë me legjislacionin e zbatueshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga ministrja Hykmete Bajrami.

Gjithashtu, në dokument kërkohet nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, që këtë shqetësim ta adreson edhe në Bashkimin Europian, për të njoftuar për operimin e këtyre pikave ilegale.

“MTI kërkon nga Ministria e Dialogut që t’i njoftojë institucionet relevante të Bashkimit Evropian lidhur me këto veprime joligjore në këto komuna”, thuhet tutje në dokument./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë