Loading…

MSH bëhet “mollë sherri” për qytetarin nga Suhareka: Gjobitet me 35 euro për mos mbajtje të maskës

  • 02/10/2020 | 20:24

MSH bëhet “mollë sherri” për qytetarin nga Suhareka: Gjobitet me 35 euro për mos mbajtje të maskës

Një qytetar dje është dënuar nga Policia në Suharekë, pasi që ishte duke ecur vetëm në rrugë dhe nuk e kishte të vendosur maskën. Dje me udhëzues të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), nuk ka qenë obligative të mbahet maska kur jeni duke ecur vetëm në rrugë, udhëzues që ka ndryshuar sot, shkruan Gazeta Metro. 


Me datë 1 tetor në Suharekë, Policia ka dënuar një qytetar për mos mbajtje të maskës.

Ai është ankuar në Suhareka Express dje se edhe pse me rregulla të reja, qytetarët të cilët janë duke ecur vetëm në rrugë, nuk e kanë obligative të bartin maskë, Policia në Suharekë po shqipton gjobë.

Gjoba që ka marrë ai është 35 euro.

Sipas këtij qytetari, Policia është reguar selektive pasi siç shihet në fotografi të dërguar nga ai, në afërsi të policëve janë katër punëtorë. Derisa edhe për policien e cila e shkruante dënimin ka thënë se po e bënte maskën sa për sy e faqe, pasi nuk e kishte të vendosur mirë.

Ndërkaq kujtojë se pas ndryshimit të masave antiCOVID, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar Udhëzuesin final për maska në të cilin tregohet se kur qytetarët duhet të përdorin maska, e kur jo. Njëri version i udhëzuesit thoshte se maskat mund të hiqen gjatë ecjes vetëm në rrugë. Megjithatë kjo pikë është hequr dhe përfundimisht dënohet kushdo që s’ka maskë rrugës.

Sipas versionit të parë të udhëzuesit të publikuar nga MSH-ja, maskat nuk është e nevojshmë të përdoren në këto raste:

-Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm; Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes); Nëse jeni vetëm në veturë; Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie dhe disa raste të tjera.

Megjithatë, në udhëzuesin që kanë dërguar menjëherë pasi i pari u publikua, më 25 shtator, doli një version tjetër i udhëzuesit, ku u hoq pika ku thuhet se “Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm” mund të mos bartet maska. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë