Alexandar Zverev i prishi planin tenistit serb Novak Djokovic që të fitonte Golden Slam këtë vit pasi e mposhti në gjysmëfinale të lojërave olimpike, transmeton Gazeta Metro.
Tenisti i renditur i pari në ranglistën botërore serbi Novak Djokivic ja kishte mësyrë që të fitonte gjithë çmimet prestigjioze si tenist këtë vit, këtu hynte edhe medalja e artë olimpike. S’ia doli pasi për fatin e keq të tij u ndesh me Zverev që e mposhti.
Zverev siguroi medalje por i humbi rastin Djokovic që të fitoj katër turnetë Grand Slam dhe të artës brenda një viti.
Këtë e kishte arritur vetëm tenistja gjermane Stefi Graff në vitin 1988 dhe deri tani askush nuk ja ka dalë.
Pas meçit tenisti gjerman u pyet:
“Ju vjen keq që Novak humbi rastin të fitoj golden slam?”.
Këtu Zverev reagoi ashpër por si sportist i vërtetë, kjo është garë fundi i fundit.
“Sapo e mposhta atë dhe ju këtë më pyesni?! Djokovic ka 20 grand slam, është më i miri në botë, i dëshiroj gjithë të mirat, por unë e mposhta dhe jam i gëzuar për këtë” theksoi Zverev./gazetametro.net