Loading…

MPJD del me njoftim për aksidentin e autobusit në Bullgari

  • 18/01/2022 | 19:56

MPJD del me njoftim për aksidentin e autobusit në Bullgari

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton se të gjithë qytetarët e Kosovës që ishin brenda autobusit të vetaksidentuar sot në Kystendil të Bullgarisë, janë transferuar nga kompania e njëjtë e autobusit në Kosovë dhe se nuk kanë pësuar lëndime trupore, me përjashtim të shoferit që ka marrë lëndime të lehta.


MPJD-ja me të pranuar informacionin, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, ka komunikuar me autoritetet përkatëse, ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konsullor dhe gjithashtu zyrtari i ambasadës ka dalë në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencën e nevojshme.

Sipas të dhënave nga terreni deri tek aksidenti kishte ardhur pasi që autobusi i cili operonte në linjën Prishtinë – Stamboll duke kaluar në rrugën Kystendil – Gyeshevo kishte devijuar rrugën për shkak të një druri në rrugë që kishte rënë si pasojë e erërave të forta.

Në autobus raportohet të kenë qenë 29 persona, përfshirë gjashtë fëmijë.

Ndryshe, në nëntor 2021, 46 persona, përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën kur një autobus u përplas dhe mori flakë në Bullgari. Autobusi ishte i regjistruar në Maqedoninë Veriore dhe shumica e atyre në bord ishin turistë shqiptarë të Maqedonisë Veriore që ktheheshin nga Stambolli. /kp

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë