MPJ i është kundërpërgjigjur pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, se flamuri i Kosovës është hequr nga takimet në Stamboll.
Në një përgjigje për koha, Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit për Punë të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka demantuar pretendimet e Vucic se flamuri i Kosovës është hequr nga takimet në Stamboll, transmeton gazetametro.net
Ai ka thënë se Vucic është shpifës i kriminalizuar, se flamuri i Kosovës ka qenë i pranishëm dhe delegacioni i Kosovës është nderuar në nivelin më të lartë protokollar.
“Vuçiqi është një shpifës i kriminalizuar. Flamuri i Kosovës ka qenë aty ndërsa delegacioni i Kosovës është nderuar me nivelin më të lartë protokollar”, ka thënë ai.
Ndryshe, dje në Stamboll mori pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Ata u pritën me nderime në ceremoninë e hapjes së aeroportit të Stambollit. /gazetametro.net