Loading…

MPJ flet për qëndrimin e Iranit ndaj Kosovës

  • 12/01/2020 | 22:23

MPJ flet për qëndrimin e Iranit ndaj Kosovës

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit bënë bujë të madhe mediatike edhe në Kosovë për shkak të arrestimeve të përkrahësve të Gjeneralit Soleimanin.


Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në largim të Punëve të Jashtme, për InDoks ka folur rreth raportit mes Iranit dhe Kosovës.

Zyberaj ka thënë se raportet mes Kosovës dhe Iranit kanë qenë të ashpëra duke i konsideruar si ato me Rusinë.

“ Mund të them që në 10 vitet e shtetësisë tonë, raportet e Kosovës dhe Iranit nuk kanë ekzistuar fare, për shkak të qasjes dhe linjës që ka ndjek ky shtet në raport me Kosovën. Ka qenë një linjë jo ndoshta e njëtjë por më e ashpër se ajo e Rusisë, në raport me atë që përfaqëson shteti ynë, në secilin formu të përbashkët ku ka marrë pjesë Kosova ky shtet e ka luftuar prezencë tonë, aty ku ka mundur aty ku s’ka mundur nuk e ka konsideruar fare”, ka thënë Zyberaj.

Përtej zhvillimeve në Iran, Irak e vendet fqinj atje, InDoks në këtë dokumentar do të tregojë hisen kosovare të këtij zhvillimi, që jo pak veta shprehin shqetësime që mund të nisë një luftë tipike në mes të Iranit e SHBA-ve. Disa shkojnë edhe më në ekstrem, dyshojnë që po nis lufta e tretë botërore/Insajderi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë