Loading…

MPJ e Shqiprisë: Ndalimi i shoferëve kundër së drejtës ndërkombëtare

  • 19/11/2016 | 15:16

MPJ e Shqiprisë: Ndalimi i shoferëve kundër së drejtës ndërkombëtare

Ministria e Jashtme e Shqiprisë ka thënë se autoritetet greke kanë vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare lidhur me ndalimin e dy shoferëve të MPJ-së në Kakavijë.

“MPJ shpreh keqardhjen që procedura e ndjekur nga autoritetet greke bie në kundërshtmi të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar njëkohësisht klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin e MPJ.

Që prej njoftimit të ngjarjes, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka qënë në kontakt me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet në bazë të akteve të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikave diplomatike në fuqi.

Ndërkaq, dy shoferëve të ndaluar iu ofrua asistencë konsullore dhe juridike duke mundësuar lirimin e tyre. Çështja do të ndiqet në rrugë diplomatike për trajtimin e mëtejshëm, “duke uruar në të njëjtën kohë për një reflektim të shpejtë të palës greke për këtë çështje”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë