Loading…

MPJ: Dacic mund të niset, por nuk mund të hyjë në Kosovë

  • 28/05/2019 | 11:25

MPJ: Dacic mund të niset, por nuk mund të hyjë në Kosovë

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka reaguar ndaj lajmeve në mediat serbe se Ministri i jashtëm, Ivica Daciq, është nisur për në Zubin Potok, transmeton Gazeta Metro.


Përmes Facebook-ut, Zyberaj ka shkruar se as Daciq e askush në Beograd nuk kanë të drejtë që të hyjnë në Kosovë për të penguar zbatimin e ligjit.

“Ivica Dacic dhe askush në Beograd nuk kanë autoritet apo të drejtë të ndërhyjnë për të penguar ndonjë operacion normal të zbatimit të ligjit dhe askush nuk ka lejen e qeverisë së Kosovës për të hyrë dhe askush nuk mund të vizitojë ose të hyjë në Kosovë pa lejen e tillë. Çdo veprim që shkel marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare do të parandalohet. Beogradi të ndalojë histerinë nëpërmjet mjeteve propagandistike. Ky është një veprim i sundimit të ligjit në një vend normal”, ka shkruar këshilltari i Behgjet Pacollit.

Sipas portalit serb,  “Telegraf.rs” Daciq  është rrugës për në Zubin Potok, ku është duke u aksioni i Policisë së Kosovës.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me veprimin e Vuçiqit ndonëse portale të tjera serbe raportojnë se ai sot pritet të marrë pjesë në një konferencë për Ballkanin Perëndimor në Bratisllavë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë