Ministria e Punëve të Brendshme ka dy ditë që është furnizuar me targa të automjeteve, të cilat munguan për një kohë të gjatë.
Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar para dy ditë, nga sot të gjithë qytetarët të cilët janë pajisur me targa provuese të automjeteve do të pajisen me targa RKS.
“Nga data 17 nëntor të gjithë qytetarët të cilët gjatë kësaj kohe janë pajisur me targa provuese, mund të pajisen me targa RKS dhe mund të paraqiten në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve”, u tha në njoftimin e MPB-së.
Kjo kontratë siç edhe ka njoftuar MPB ka validitet për tri vite./gazetametro.net